Atentati me armë zjarri në Vlorë/ Gjendet e djegur makina e autorëve - Bota Sot
Atentati me armë zjarri në Vlorë/ Gjendet e djegur makina e autorëve

Vlora

Atentati me armë zjarri në Vlorë/ Gjendet e djegur makina e autorëve

Më: 18 janar 2020 Në ora: 21:03
Foto

Është gjendur në aksin e vjetër rrugor Vlorë-Fier një automjet i djegur, i cili dyshohet të jetë i autorëve të plagosjes me armë zjarri në një lokal në lagjen “Kushtrimi”.

Dy persona mbetën të plagosur pas një atentati këtë mbrëmje në lagjen Kushtrimi në qytetin e Vlorës. Roland Cepaj 28 vjeç dhe kunati i tij, Nikollaq Cepaj, që njihej edhe me mbiemrin Taullaraj janë qëlluar me armë zjarri nga një makinë.

Të dy të plagosurit ishin në ambientet e brendshme të një lokalit, ndërsa janë qëlluar me armë zjarri. Sipas burimeve të Policisë, objektiv i atentatit ka qenë Nikollaq Cepaj, i liruar vetëm tre ditë më parë nga burgu.

Nikollaq Cepaj eshte person me precedentë penalë dhe nga hetimet e deritanishme dyshohet se ai ka qenë objekt I atentatit. Policia në vendin e ngjarjes ka kryer veprimet e para hetimore, ndërsa pas dërgimit në spital të të plagosurve një patrullë e policisë qëndron ne ambientet e spitalit, për sigurinë e tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat