Vlorë: Godina e braktisur kthehet në strehë për përdoruesit e lëndëve narkotike - Bota Sot
Vlorë: Godina e braktisur kthehet në strehë për përdoruesit e lëndëve narkotike

Vlora

Vlorë: Godina e braktisur kthehet në strehë për përdoruesit e lëndëve narkotike

Më: 9 shkurt 2020 Në ora: 16:26
Ilustrim

Kjo godinë e cila vite më parë ka shërbyer si çerdhe në qytetin e Vlorës  është kthyer në një strehë për përdoruesit e lëndëve narkotike.

Dëshmi janë këto shiringa të cilat gjenden kudo brenda ndërtesës.

Banorët e lagjes Partizani thonë se nuk kanë munguar rastet ku prej këtyre gërmadheve janë nxjerrë njerëz të pajetë për shkak të përdorimit të drogës.

‘’Dy persona kanë vdekur nga këta që drogohen’’, tregon një banor.

Ata ndihen të shqetësuar për përhapjen e mundshme të infeksioneve pasi ndërtesa përdoret edhe si kontenier për mbeturinat.

‘‘Duhet të kontrollohen nga drejtoria e higjienës’’, thotë një banore.

Shqetësimin ia kanë përcjellë për zgjidhje edhe institucioneve vendore.

Nga bashkia kërkojnë vetëm izolimin e ndërtesës për të penguar hyrjen e personave që konsumojnë drogë.

‘’Nga bashkia kërkojmë të zihen muret që të bëhet e pakalueshme brenda.

Këtu duhet vënë dorë se është gjynah’’, shprehen banorët.

Por në përgjigje të interesit të Ora News, Bashkia Vlorë thotë se ndërhyrja nuk është kompetencë e saj pasi këto janë ndërtesa me pronarë të ligjshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat