Policia dhe prefekti inspektojnë portin e Vlorës pas kapjes së mbetjeve të rrezikshme kancerogjene

Vlora

Policia dhe prefekti inspektojnë portin e Vlorës pas kapjes së mbetjeve të rrezikshme kancerogjene

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 09:46
Vlorë

Pas kapjes së ngarkesës me mbetje të rrezikshme kancerogjene në portin e Vlorës ditën e djeshme, ditën e sotme po kryhet një inspektim në këtë port.

Inspektimi është duke u kryer nga drejtori i portit i policisë dhe prefekti i qarkut Vlorë, bën me dije gazetari i Ora News në Vlorë, Edi Ruçi.

Mbetjet vinin me traget nga Italia në drejtim të portit të Vlorës me destinacion përfundimtar Shqipërinë.

Në pranga kanë përfunduar 6 persona përgjegjës, ndërsa është sekuestruar në në cilësinë e provës materiale trageti, një fugon mallrash dhe një sasi e madhe e dyshuar me mbetje amianti.

Të arrestuarit janë:

Kujtim Xhaferllari., 65 vjeç, zv. Kapiten i tragetit, banues në Vlorë

Arbër Çuni, 28 vjeç, shofer i furgonit, banues në Vlorë

Agron Grata 48 vjeç, drejtor operativ i agjencisë EuroFerra, banues në Vlorë

Festim Tafa., 71 vjeç, kapiten i tragetit, banues në Vlorë

Elisabeta Cuna., 55 vjeçe, administratore e kompanisë së pastrimit Delfin 1, banuese në Vlorë

Zamir Kornuzi., 45 vjeç, pronar  i kompanisë së grumbullimit “Kornuzi”, banues në Vlorë

Çfare eshte amianti? - Amianti është një fibër që përdoret për ndërtim, por paraqet rrezik për shëndetin, pasi shkakton sëmundje kancerogjene, si dhe shkakton ndotje në ambient.

Gjatë kontrollit të ushtruar në tragetin e linjës Brindisi - Vlorë dhe konkretisht në pjesën fundore të garazhit, është gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale një sasi e papërcaktuar mbetjesh të rrezikshme amianti, për të hyrë në Republikën e Shqipërisë.

Nga ana e Policisë u kryen veprimet procedurale ku në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua trageti si dhe sasia e mbetjeve, të cilat nuk u lejuan të dilnin nga ambienti i tragetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat