Mbetje të rrezikshme nga Italia! Bllokohet trageti, 6 të arrestuar/ Groposeshin në Vlorë - Bota Sot
Mbetje të rrezikshme nga Italia! Bllokohet trageti, 6 të arrestuar/ Groposeshin në Vlorë

Vlora

Mbetje të rrezikshme nga Italia! Bllokohet trageti, 6 të arrestuar/ Groposeshin në Vlorë

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 12:07
Ilustrim

Prokuroria e Vlorës bllokoi tragetin në të cilin një ditë më parë u gjendën mbetje kimike të rrezikshme në portin e qytetit.

Trageti i linjës Brindisi-Vlorë transportonte lëndë të dyshuar si amiant, por hetimet do të përcaktojnë natyrën e kimikateve që u gjendën në bord. Policia ka arrestuar  6 persona: Festim Tafa , kapiten dhe  Kujtim Xhafellari, zëvendëskapiten i tragetit S.T.Damian Arber  Çuni, shoferi i furgonit  ku u gjetën mbetjet. Po ashtu janë arrestuar si dhe drejtori operativ i  agjencisë Euroferries. Ata po hetohen për veprat penale kontrabandë me mallra të ndaluar ose të kufizuar. Policia dyshon se ky është një rrjet i trafikut të mbetjeve toksike dhe lëndës kancerogjene amiant,  të cilat nga Italia do të groposeshin  në qytetin e Vlorës.

Skema u zbulua me bllokimin në portin e Vlorës brenda një trageti të ardhur nga Brindisi i Italisë, ku u sekuestrua një sasi e konsiderueshme mbetjesh të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe për mjedisin, të ndaluara me ligj në Shqipëri, mes të cilave edhe amianti, fibra natyrale, ndër shkaktarët kryesore të sëmundjeve kancerogjene.

Burime nga policia, thonë se kjo nuk ka qenë rruga e parë me mbetje të tilla. Lëndët e rrezikshme silleshin në Shqipëri përmes një firme pastrimi, “Delfini 1”, e cila rregullonte të gjitha dokumentacionet, duke i kamufluar mbetjet toksike sikur të ishin produkte kimike pastrimi. Për këtë arsye në pranga ka rënë  Elisabeta  Cuni, 55 vjeç, banuese në Vlorë, administratore e kësaj firme. Më tej, përmes një biznesi të autorizuar për t’u futur në port, nxirreshin mbetjet e rrezikshme dhe groposeshin në një pikë grumbullimi të mbetjeve të portit me bazë në Vlorë. Firma “Kornuzi” në lagjen “24 Maji” me akvititet prej vitit 2007, ka pronar Zamir Kornuzi, 46 vjeç, i arrestuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat