Flet bashkëshortja e të arrestuarit për mbetjet e rrezikshme: Ja çfarë kishte brenda qeseve - Bota Sot
Flet bashkëshortja e të arrestuarit për mbetjet e rrezikshme: Ja çfarë kishte brenda qeseve

Vlora

Flet bashkëshortja e të arrestuarit për mbetjet e rrezikshme: Ja çfarë kishte brenda qeseve

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 12:27
Mbetjet e rrezikshme

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga bllokimi i tragetit në portin e Vlorës ku në të kishte mbetje të rrezikshme për njerëzit.

Mbetjet dilnin nga trageti përmes një biznesi të autorizuar për t’u futur në port, nxirreshin mbetjet e rrezikshme dhe groposeshin në një pikë grumbullimi të mbetjeve të portit me bazë në Vlorë.

Ishte pikërisht firma “Kornuzi” në lagjen “24 Maji” me aktivitet prej vitit 2007, që nxirrte mbetjet. Pronar Zamir Kornuzi, 46 vjeç, është vënë në pranga. Ndërkohë bashkëshortja e tij është shprehur se ata kishin marrë 5 qese dhe në to kishte një material “lesh xhami” që përdoren në pajisiet elektroshtëpiake kundër nxehtësisë.

“Ky është materiali që ishte aty. Kjo është në çdo sobë, frigorifer, në çdo pajisje që ka problem nxehtësinë. Dje ka mbërritur. Kjo ishte në ato 5 qeset që ishte me plehra” tha ajo.

Policia ka arrestuar  6 persona: Festim Tafa , kapiten dhe  Kujtim Xhafellari zëvendës kapiten i tragetit S.T.Damian,  Arber  Cuni, shoferi i furgonit  ku u gjetën mbetjet. Po ashtu janë arrestuar si dhe  Drejtori operativ i  agjencisë Euroferries.

Ata po hetohen për Veprat penale Kondrabandë me mallra te ndaluar ose te kufizuar.  policia dyshon se ky është një rrjet i trafikut të mbetjeve toksike dhe lëndës kancerogjene amiant,  të cilat nga Italia do të groposeshin  në qytetin e Vlorës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat