Mbetjet kancerogjene në Vlorë, mediat italiane: Janë kryer të paktën 15 udhëtime të tjera - Bota Sot
Mbetjet kancerogjene në Vlorë, mediat italiane: Janë kryer të paktën 15 udhëtime të tjera

Vlora

Mbetjet kancerogjene në Vlorë, mediat italiane: Janë kryer të paktën 15 udhëtime të tjera

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 23:18
Vlorë

Dy kompani, ”Delfini 1” e cila ishte dhe urdhëruesja, si dhe ”Kormuzi”, sipas medieve italiane kishin kryer të paktën 15 importime të tjera nga Italia drejt Shqipërisë.

Mediat e vendit fqinj i kanë kushtuar hapësirë kapjes së mbetjeve të rrezikshme të kapura në Vlorë të cilat ishin importuar nga Italia.

Përmbajtja e tyre duhet të qartësohet, pasi ende nuk dihet rrezikshmëria që kishin ato.

Ndër të tjera ”Delfini 1” ka deklaruar se po pastronin kimikate në Shqipëri kurse çështja tashmë i ka kaluar SPAK-ut.

Në një operacion të planifikuar Policia e Vlorës tha se gjeti në traget qese të zeza me asbest dhe fuçi të cilat mbajnë shenjën ENI, me substanca të dëmshme u grumbulluan në traget.

Për ngarkesën e ardhur me anë të tragetit të linjës Brindisi- Vlora janë arrestuar 6 persona ndër të cilët Zamir Kormuzi, pronari i firmës së grumbullimit të mbetjeve, Elisabeta Çuni administratore e firmës së mbetjeve, Arbër Çuni, shofer i furgonit, Kujtim Xhafellari, Zv. kapiten i tragetit, Festim Tafa, kapiten i tragetit dhe 48-vjeçari me iniciale A.G.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat