Golfi futet posht kamionit, plagoset rëndë një person në Vlorë

Vlora

Golfi futet posht kamionit, plagoset rëndë një person në Vlorë

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 16:19
Foto

Një aksident i rëndë ndodhi të shtunën në qytetin e Vlorës, ku një mjet tip “Volkswagen” është përplasur me një kamion.

Aksidenti ndodhi në rrugën “Dhimitër Konomi” në Vlorë, ku për pasojë mbeti i plagosur shtetasi me inicialet F.C, drejtues i mjetit “Volkswagen”. 

Ky shtetas është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore. Ende nuk dihet si është gjendja e tij shëndetësore.

Mësohet se mjeti tip “Volkswagen” ka qenë duke lëvizur në kundravjatje dhe është përplasur me kampionin.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat