Aksident i rëndë në Vlorë, ka të lënduar

Vlora

Aksident i rëndë në Vlorë, ka të lënduar

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 17:13
Foto ilustrim

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur para pak çastesh në rrugën “Dhimitër Konomi” në Vlorë, ku një mjet tip “Volkswagen” është përplasur me një kamion.

I lënduari është shtetasi me inicialet F.C, drejtues i mjetit “Volkswagen”, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore.

Ende nuk dihet për gjendjen e tij shëndetësore.

Mësohet se mjeti tip “Volkswagen” ka qenë duke lëvizur në kundravjatje dhe është përplasur me kampionin.

Siç raportojë mediat vendore, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rastit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat