Edhe Vlora merr masa për të parandaluar përhapjen e koronavirusit

Vlora

Edhe Vlora merr masa për të parandaluar përhapjen e koronavirusit

Më: 12 mars 2020 Në ora: 22:45
Foto ilustrim

Edhe bashkia e Vlorës ka marrë një sërë masash për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

• Mbyllja e të gjitha institucioneve arsimore çerdhe, kopshte, shkolla.

• Ndalohen lëvizjet dhe vizitat  në Qendrën e Personave me Aftësi të Kufizuar dhe në Shtëpinë e Foshnjës dhe do të jenë në institucion vetëm stafi i përhershëm.

• Mbyllja e sporteleve të ofrimit të shërbimeve pranë bashkisë, rajoneve dhe njësive administrative dhe kalimi i ofrimit të shërbimeve online.

• Pezullimi i të gjithë kalendarit të aktiviteteve kulturore dhe artistike.

• Mbyllja e muzeumeve.

• Mbyllja e Bibliotekës Publike.

• Pezullimi i veprimtarisë së aktiviteteve në Qendrën Kulturore të Fëmijëve.

• Dezinfektimi periodik i mjeteve të transportit urban dhe sot pezullimi i shërbimit të trasportit publik.

• Janë dezinfektuar në masën 80% institucionet shtetërore dhe po vijohet me të tjerat.

• Janë dezinfektuar në masën 90% institucionet arsimore në qytet dhe njësite administrative. Janë në proces pjesa e mbetur, kryesisht në dy njësitë administrative.

• Janë dezinfektuar totalisht tregjet publike të Bashkisë Vlorë.

• Është dezinfektuar Bulevardi “Ismail Qemali”, rrugë dhe trotuare.

• Dezinfektimi i konteniereve dhe vendeve të grumbullimit të mbetjeve.

• Pezullimi i veprimtarisë së Tregut  në Njësinë Administrative Novoselë.

• Pezullimi i aktiviteteve sportive jashtëshkollore në të gjitha palestrat e shkollave.

• Pezullimi i të gjitha procedurave të konkurimit.

Gjithashtu me qëllim shmangien e kontaktit fizik dhe grumbullimin e personave shërbimet e sporteleve në Bashkinë Vlorë, rajoneve dhe njësive administrative ofrohen online, nëpërmjet numrave të telefonit të punonjësve të administratës së bashkisë.

TË NDERUAR QYTETARE:

Evitoni ambientet publike, qëndroni në shtëpi, ruani veten, fëmijët, të moshuarit, ruani higjienën personale, respektoni këshillat dhe rekomandimet e autoriteteve shtetërore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat