Digjet një makinë e parkuar në Vlorë, dyshimet e para - Bota Sot
Digjet një makinë e parkuar në Vlorë, dyshimet e para

Vlora

Digjet një makinë e parkuar në Vlorë, dyshimet e para

Më: 19 mars 2020 Në ora: 08:47
Ilustrim

Digjet një makinë e parkuar poshtë një pallati në Vlorë. Ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së kësaj të mërkure.

Mësohet se mjeti në fjalë ishte parkuar prej afro tre javësh dhe nuk lëvizte.

Nga të dhënat paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Ndërkohë nga ana e policisë vijojnë hetimet për të zbuluar më shumë, teksa hetimet janë në vijim.

Pritet marrja në pyetje e pronarit të mjetit për të zbuluar më shumë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat