Digjet lokali i burrit të deputetes së opozitës në Vlorë

Vlora

Digjet lokali i burrit të deputetes së opozitës në Vlorë

Më: 7 prill 2020 Në ora: 12:25
Foto ilustrim

Një lokali në zonën e Lungomares në Vlorë i është vënë zjarri rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm.

Lokalit në pronësi të A. Kapllani, bashkëshorti i deputetes së opozitës së re Enada Kapllani, i është vendosur zjarri në pjesën e përparme dhe si pasojë është djegur banaku i jashtëm së bashku me tavolinat dhe karriget.

Dyshohet se zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme. Në lokal ëhstë hedhur fillimisht lëndë djegëse dhe më pas i është vënë flaka.

"Në orët e para të mëngjesit, të sotëm, në zonën e lungomares ka rënë zjarr në një lokal "Bar-Kafe" pranë "Rirës" në pronësi të shtetasit A.K.Si pasojë është dëmtuar pjesërisht banaku në verandën e lokalit" njoftoi policia.

Policia vazhdon hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Biznesi është i pajisur me kamera sigurie, të cilat janë sekuestruar nga policia dhe pritet që nga kqyrja e tyre të identifikohet dhe personi që i ka vënë zjarrin.

Vetë A.Kapllanaj ka deklaruar se nuk ka konflikt me asnjë person

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat