Zjarr në pyllin e Sodës në Vlorë, flakët rrezikojnë edhe banesat aty pranë - Bota Sot
Zjarr në pyllin e Sodës në Vlorë, flakët rrezikojnë edhe banesat aty pranë

Vlora

Zjarr në pyllin e Sodës në Vlorë, flakët rrezikojnë edhe banesat aty pranë

Më: 8 prill 2020 Në ora: 15:12
Foto ilustrim

Një zjarr i madh ka rënë në pyllin e Sodës ditën e sotme.

Të favorizuara edhe nga era, flakët janë përhapur po përhapen me shpejtësi.

Deri tani ka qenë 3-4 zjarrfikës të cilët janë përpjekur për ta shuar zjarrin, po pa sukses.

Ndërkohë, rrezikohen të digjen hapësira të mëdha me pyje, madje edhe banesa që ndodhen aty pranë.

Flakët janë duke u përhapur në disa vatra dhe po nëse vazhdon përhapja, do të kërkohet mbështetja nga forcat ushtarake dhe efektivet e policisë.

Sipas informacioneve paraprak dyshohet për një zjarrvënie të qëllimshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat