Konflikt pronësie midis dy fqinjëve në Vlorë, vdes në spital 60-vjeçari

Vlora

Konflikt pronësie midis dy fqinjëve në Vlorë, vdes në spital 60-vjeçari

Më: 29 prill 2020 Në ora: 11:38
Ilustrim

Sipas një informacioni paraprak të dhënë nga policia e Vlorës, mësohet se orët e para të mëngjesit, pas një konflikti për motive pronësie, një shtetas ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti, në lagjen “11 Janari”, ku pas konfliktit të dy fqinjëve ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi B.M., i cili ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.

Vlorë/ Informacion paraprak

Rreth orës 10:04, pranë një karburanti në lagjen “11 Janari” Vlorë, dyshohet se pas një konflikti për motive pronësie midis 2 shtetasve (fqinjë) ka mbetur i dëmtuar rëndë shtetasi B.M., 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Policia ka identifikuar autorin dhe po punohet intensivisht për kapjen dhe arrestimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat