Vlora drejt normalizimit, Kruja shënon rritje të rasteve me COVID-19 - Bota Sot
Vlora drejt normalizimit, Kruja shënon rritje të rasteve me COVID-19

Vlora

Vlora drejt normalizimit, Kruja shënon rritje të rasteve me COVID-19

Më: 3 maj 2020 Në ora: 14:53
Vlora

Kjo e dielë shënon ditën e fundit të ndalim qarkullimit në Vlorës. Si çdo fundjavë, Lungomare ishte nga zonat më të preferuara.

Vendimin për përfshirjen në zona të gjelbra e konsiderojnë të vonuar, ndërsa kërkojnë ruajtjen e kushteve të sigurisë.

Por ndërsa Vlora futet në qytetet që prej ditësh nuk kanë raste të reja me Covid, Kruja është qyteti që po njeh vetëm rritje të numrit të të infektuarve me 114 raste.

Përhapja e menjëhershme e koronavirusit ka bërë që dhe lëvizjet të jenë të pakta.

Edhe në Lezhë dita me diell është shfrytëzuar jo vetëm për të dalë, por dhe për të shijuar kohën.

Edhe në qytete të tjera është shfrytëzuar fasha e orarit të lejuar për të dalë.

Të shtunën e ardhshme, pritet që të ketë një liberalizim të mëtejshëm, ndërsa pritet dhe vendimi përfundimtar për hapjen e lokaleve dhe të qarkullimit me automjete.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat