30 vjeçari shqiptar lyhet me benzinë, i vë flakën vetes pas debatit në familje - Bota Sot
30 vjeçari shqiptar lyhet me benzinë, i vë flakën vetes pas debatit në familje

Vlora

30 vjeçari shqiptar lyhet me benzinë, i vë flakën vetes pas debatit në familje

Më: 9 maj 2020 Në ora: 16:34
Vlorës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kuz Baba të Vlorës.

Një i ri ka tentuar ti japë fund jetës duke u lyer me benzinë dhe më pas duke i vënë flakën vetes.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Hajro Çakerri.

Aktualisht 30 vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur pas një debati në familje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat