Vlorë: Një punonjësish të një fasonerie këpucësh në protestë për pagën e luftës

Vlora

Vlorë: Një punonjësish të një fasonerie këpucësh në protestë për pagën e luftës

Më: 12 maj 2020 Në ora: 08:47
Pamje nga vendi i ngjarjes

Rreth 100 punëtorë të një fasonerie këpucësh kanë dale në protestë mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës.

Ata pezulluan punën pasi shprehen se nuk e kanë marrë ende pagën e luftës.

Ankohen për kushtet e punës dhe se përdorin farsoleta si maska.

‘’Unë jam kryefamiljare dhe e pyeta ekonomisten, a e përfitoj pagën e luftës? Ç’është kjo pagë luftë, kjo nuk është përgjigje nga një njeri me shkollë. Kjo nuk është maska për të na mbrojtur nga koronavirusi. Unë jam me dy fëmijë, nuk mund ta mbaj familjen me 70 mijë lekë, paguaj ujë, drita. Na thonë vini maskat, por kjo nuk është maskë. Nuk mund të flas dot për kushtet po flas për të drejtën time.’’

I janë drejtuar fasonerisë ku kërkojne që të sqarohen me pergjëgjesen dhe ekonomisten por nuk jua hapin derën.

Fasoneria përbëhet prej afro 200 punëtorësh dhe ushtron aktivitetin e saj prej disa vitesh në këtë qytet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat