“Plazhistët e pandemisë” i kthehen detit, në Vlorë i përzë policia

Vlora

“Plazhistët e pandemisë” i kthehen detit, në Vlorë i përzë policia

Më: 15 maj 2020 Në ora: 15:45
Vlorë

Në Vlorë këtë të premte bëhej plazh. Edhe pse është ndaluar apo se dielli ishte i mbuluar nga retë, askush nuk u step.

Shume prej notarëve që gjen sot buzë detit janë përzënë nga policia.

Patrullat e policisë vazhdimisht bëjnë thirrje përgjatë bregut që qytetarët të mos futen në det dhe ditët e fundit kur temperaturat janë rritur ndjeshëm, duket se as rendi e ligji nuk i mbajnë dot larg të pabindurit.

Plazhistët e pandemisë e pranojnë se dhe pse dëbohen nga policia rikthehen në det sapo patrulla largohet dhe se do të vazhdojnë ta sfidojnë këtë ndalesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat