Zbardhet ngjarja në Vlorë, i vendosën tritol makinës së motrës së Çipurit

Vlora

Zbardhet ngjarja në Vlorë, i vendosën tritol makinës së motrës së Çipurit

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 20:06
Ilustrim

Makinës së motrës së Armando Sulejmanit ose siç njihet ndryshe me nofkën “Çipuri” i është vënë tritol në makinë. Mjeti ku u gjend sasia e tritolit ndodhej i parkuar në një rrugicë në dalje të Vlorës.

Ngjarja e sotme është seri e ngjarjeve të njëpasnjëshme të rivalitetit mes grupeve kriminale në Vlorë. Momentalisht policia vijon të jetë në vendngjarje duke kryer verifikime dhe çaktivizuar lëndën plasëse, pas alarmit të sinjalit të ardhur në komisariat.

Armando Sulejmani, ose siç njihet ndryshe në Vlorë me nofkën “Çipuri”, i cili i ka shpëtuar dy herë atentateve mafioze, është dënuar me dy vite burgim nga gjykata e Vlorës. Vendimi për Sulejmanin, është dhënë në muajin nëntor 2019, pasi gjykata e ka gjetur fajtor dhe dënuar me 2 vite burgim për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat