Koronavirusi në Vlorë, 8 raste nga fasoneritë, viktima banues në lagjen vatër

Vlora

Koronavirusi në Vlorë, 8 raste nga fasoneritë, viktima banues në lagjen vatër

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 11:48
Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në Vlorë u shënuan 11 raste të reja, ndërsa ka ndërruar jetë një 77 vjeçar.

Ky i fundit ka qenë i karantinuar në shtëpi ndërkohë që mbrëmjen e djeshme (26 qershor) shfaqi probleme të rënda shëndetësore.

Pavarësisht se ai u nis drejt Tiranës, nuk arriti të mbijetojë. Nga burimet mendohet se ai është kontakt i një banori në lagjen ku jeton.

Sipas burimeve, 77 vjeçari jeton në lagjen 15 tetori në Vlorë, shumë pranë lagjes Partizani e cila është kthyer në një vatër infeksioni vetëm pak ditë më parë.

Ndërsa përsa i përket të infektuarve, 1 prej tre dyshohet të jetë kontakt i një personi të infektuar më parë. 1 tjetër i infektuar është nga fshati Peshkëpi dhe mendohet të jetë infektuar nga djali i ardhur nga Tirana.

Një i infektuar dyshohet se është infektuar nga familjarë i ardhur nga Greqia.

Katër raste kontakti në fasonerinë që u mbyll disa ditë më parë fasoneri këpucësh me 250 punonjës.

Katër raste në fasonerinë e atleteve me mbi 150 punonjës që pritet të mbyllet.

Numri i përgjithshëm i rasteve të reja gjatë 24 orëve të fundit ishte 61 ndërsa numri total i viktimave ka shkuar në 53.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat