Fundjavë plot trafik në Vlorë, pushuesit në shkojnë në jug përballen me radhët kilometrike

Vlora

Fundjavë plot trafik në Vlorë, pushuesit në shkojnë në jug përballen me radhët kilometrike

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 17:34
Foto ilustrim

Një tjetër fundjavë plot trafik është shënuar në qytetin e Vlorës.

Kjo e dielë ka regjistruar numrin më të lart të deritanishëm të pushuesve vendas të ardhur nga rrethet të cilët kanë zgjedhur t'i kalojnë pushimet kryesisht në rrethinat jashtë Vlorës si në Rradhimë, Orikum, Dhërmi, Himarë, Palasë, Drimadhes etj.

Mbrëmjet e së dielës sjellin në Vlorë trafikun e rënduar të automjeteve që kthehen sërish në shtëpitë e tyre pasi të hënën i pret puna dhe rutina e zakonshme.

Radhët kilometrike të automjeteve ka shkaktuar kaos në aksin më problematik të qytetit, atë nga Orikumi në Ujin e  ftohtë dhe anasjelltas.

Bëhet fjalë për një rrugë më tepër se 21 km vetëm me një korsi, me dy kahe lëvizjeje, e cila nuk përballon fluksin e madh të pushuesve.

Kjo rrugë ndër vite në këtë periudhë ka qenë problematike, teksa këtë vit e vështirësojnë trafikun dhe punimet për realizimin e Lungonares në mesin e sezonit turistik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat