Shkoi në plazh vetëm, mbytet në det 75-vjeçari në Vlorë

Vlora

Shkoi në plazh vetëm, mbytet në det 75-vjeçari në Vlorë

Më: 19 korrik 2020 Në ora: 12:03
Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Plazhin e Vjetër në Vlorë.

Sipas njoftimit paraprak të dhënë nga Policia e Shtetit thuhet se, një 75-vjeçar dyshohet të jetë mbytur në det, banues i Vlorës, i cili ka qenë duke bërë plazh i vetëm.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton mbi sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Në orën 09:45, në lagjen ‘1 Maji’ Vlorë, në Plazhin e Vjetër dyshohet se është mbytur në ujë shtetasi A. D., 75 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka qenë duke bërë plazh vetëm. Po kryhen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat