Pushimet verore në Vlorë, operatorët turistikë: Kemi bërë ulje deri në 20%

Vlora

Pushimet verore në Vlorë, operatorët turistikë: Kemi bërë ulje deri në 20%

Më: 26 korrik 2020 Në ora: 12:30
Vlorë

Çmimet dhe cilësia e shërbimit mbeten dy prej problematikave më të diskutuara në qytetin e Vlorës. Për disa, Vlora mbetet qyteti ideal për të pushuar, për cilësinë e shërbimin që ofron në krahasim me çmimin, teksa për ata pushues të cilët kërkojnë luksin, plazhin vip, apo edhe shërbime ekstra, Vlora mbetet një qytet i shtrenjtë në krahasim me jetesën.

Për pushues e huaj në krahasim me vendet nga vijnë, çmimet në Vlorë mbeten edhe për këtë vit tepër konkurese, si çmimi i dhomës së hotelit apo edhe shërbimet në bare, restorante dhe plazhe. Edhe pushuesit vendas të cilët kanë zgjedhur Vlorën pohojnë se çmimet e dhomave të hotelit kanë pësuar rënie në krahasim me vitin e kaluar paguajnë 20% më pak.

Të vetmet ankesa për ta janë në plazhe teksa pohojnë se në faturat e shezlogëve apo edhe bareve restoranteve shpesh herë, sidomos kur pushuesi ështe i huaj, apo shqiptar i Kosovës ka abuzime.

‘‘Më lirë është ka rënë pak. Nuk më pëlqen që të huajt mundohen t’i menaxhojnë më shumë.”

Argent Hadaj, menaxher në një prej njësive hoteliere në qytetin e Vlorës pohon se njësia që menaxhon funksionon më tepër më të huaj, të cilëve ju ofrohet një paketë all inclusive e cila përfshinë transportin, dhomën e hotelit, tri vakte, plazhin dhe guidën turistike, çmim i arsyeshëm për shërbimet që ofron.

”Deri tani jemi mirë, presim akoma të vazhdojmë me këtë kapacitet.”

I gjendur rastësisht në Vlorë këngëtari i mirënjohur shkodran Ervin Bushati, pohon se shërbimi  dhe çmimet e lira janë një prej arsyeve përse ai zgjedh Vlorën. Në raste sporadike Bushati pranon se ka qënë pjesë e tentativave për abuzim në çmime dhe fatura, por këto në varësi të vendit që zgjedh për të pushuar.

”Dihet që vera është më e shtrenjtë, është ndryshe nga vendet e tjera. Vendet bregdetare kanë më shumë kosto. Ka lajthitje, por mendoj janë për njerëz që kanë dëshirë të lajthisin.”

Në vijën bregdetare të Vlorës çmimet për dy shezlogë me një çadër variojnë nga 300 lekë deri në 800 lekë. Për një dhomë hoteli variojnë nga 3500 lek deri në 200 euro në varësi të hotelit, shërbimit, apo çfarë përfshin paketa.

Restorantet dhe baret janë ato që e bëjnë diferencën, në varësi të kushteve dhe shërbimit që ofron bari dhe restoranti ndryshojnë edhe çmimet. Çdo individë zgjedh vetë në varësi të ekonomisë personale sesi duhet të pushoj dhe sesa duhet të harxhoj, pasi Vlora i ofron çdo mundësi zgjedhjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat