“E mbyllën në banjo e i prenë fytin”/ Fqinjët tregojnë vrasjen makabre të 91-vjeçarit shqiptar

Vlora

“E mbyllën në banjo e i prenë fytin”/ Fqinjët tregojnë vrasjen makabre të 91-vjeçarit shqiptar

Më: 27 gusht 2020 Në ora: 23:16
Ilustrim

91-vjeçari Seri Petanaj u gjet ditën e djeshme i masakruar me thikë në banesën e tij në Vlorë.

Atij i janë gjetur shenja goditjeje me thikë në trup dhe fyt, ndërsa mendohet se ai është grabitur. Për ngjarjen kanë reaguar edhe fqinjët e 91-vjeçarit që shprehen se ende nuk e besojnë atë që ka ndodhur. 

"Unë sot e dëgjova. Ishte burrë i mirë, i nderuar, me djem të mirë. Kur mora vesh sot u habita. Mirë që e grabitën, por pse e vranë? E kishin, lidhur, mbyllur në banjo e kishin qëlluar me thikë," tha fqinji.

Tentativa për një grabitje të mundshme bazohet në gjurmët e gjakut të gjetura në disa mobilje dhe sirtare ndërsa dyshohet se grabitësit ende të paidentifikuar janë futur në banesën e të moshuarit për ta grabitur dhe kur kanë ndeshur rezistencën e tij e kanë qëlluar me thikë për vdekje.

Ende punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes së rëndë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat