Radhima e Vlorës me dy fytyra, bregdeti lulëzon, anorët e fshatit vuajnë për ujë dhe rrugë

Vlora

Radhima e Vlorës me dy fytyra, bregdeti lulëzon, anorët e fshatit vuajnë për ujë dhe rrugë

Më: 28 gusht 2020 Në ora: 14:53
Radhima e Vlorës

Radhima është një prej zonave në Vlorë që ofron dy pamje plotësisht të kundërta, ajo buzë detit në zhvillim, ndërsa ajo lart në kodër po braktiset. Uji i pijshëm dhe infrastruktura janë shqetësimet e banorëve që jetojnë në kodrat e zonës turistike.

Rreth 70 përqind e banorëve të fshatit Radhimë janë larguar. Shkaku kryesor i largimeve të tyre është mungesa e vendeve të punës, mungesa e ujit të pijshëm dhe infrastruktura e fshatit. 

Nga pjesa e sipërme mund të gëzosh bukuritë e zonës, por të jetosh është bërë e vështirë, ndaj aty banorët kanë mbetur të paktë dhe kryesisht të moshuar.

“Të gjitha këto shtëpi që shihni janë bosh, janë të vjetra, nuk ka njeri. Më shumë janë bosh se ka njerëz këtu. Nuk ka rini këtu, ka vetëm pleqëri”, shprehet banorja

Mungesa e ujit është problemi kryesor, fshati furnizohet vetëm një orë në ditë. Kjo është arsyeja pse depozitat shihen pothuajse mbi çdo banesë.

“Kur është nxehtë këtu nuk ka ujë, as të lajmë fëmijët, as të freskojmë shtëpinë. Na e sjellin ujin vetëm treçerek ore, nuk e lënë një as orë të plotë”

Infrastruktura është një tjetër problematikë që shqetëson banorët.

Rreth 10 vite më parë në Rradhimë jetonin rreth 2000 familje, ndërsa sot përllogaritet se kanë mbetur vetëm 250.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat