“Shqipëria rrezikonte të vishej me të zeza”/ Rama: SHBA detyroi Italinë të çlirojë Vlorën

Vlora

“Shqipëria rrezikonte të vishej me të zeza”/ Rama: SHBA detyroi Italinë të çlirojë Vlorën

Më: 2 shtator 2020 Në ora: 20:17
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama duke folur në ceremoninë e përkujtimit të 100 vjetorit të Luftës së Vlorës nuk mund të linte pa përmendur të gjithë faktorët ndërkombëtarë që kanë ndihmuar Shqipërinë në këtë luftë.

“Rritja e çmimit të bukës dhe ndërhyrja e SHBA-së e detyroi Italinë që të çlirojë Vlorën. Sot është momenti për të nënvizuar se edhe në atë luftë edhe në atë kohë Shqipërisë i janë gjendur në krah miq që e ndihmuan të mos i ndodhë ajo që Ismail Qemali tha nga ballkoni. Shqipëria rrezikonte të vishej me të zeza. dhe e ndihmuan. Amerikanët nuk u mjaftuan në atë kohë vetëm me një mbështetje diplomatike, por amerikanët e mbështetën atë që ndodhën edhe përmes shtypit të lirë. Qoftë në Washington Post gjenden artikuj që flasin me admirim të madh për shqipërinë dhe kontributin e tyre përmes këtij akti. Pati edhe të tjerë, Papa, Edit Durham etij.

Ka një personazh shumë interesant që ishte në anën tjetër të historisë.

Vincesno Xhovani që ndihmoi për parandalimin e shpërthimit të madh në depon e Vlorës që mund të shkatërronte në mos të gjithë qytetin, por gjysmën e Vlorës.

Dua të theksoj edhe rolin e rëndësishëm që patën komunitetet fetare, kishat, xhamitë dhe teqet si dhe shumë priftërinj, hoxhallarë, baballarë që janë një segment i panjohur, të paktën që shumë prej nesh që historinë e Vlorës e pamë të shkruar nga ata që fituan më pas. E dimë se historia u fshi sikur të mos kishte ekzistuar kurrë.

Ishin hallkat e të vetmit zinxhir institucionesh që e mbështetën dhe që i lidhën bashkë në influencën e tyre shpirtrat e gatshëm që më vonë u bënë protagonistët e mëdhenj në rreshtin e heronjve të luftës së Vlorës”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat