Ishte në kërkim ndërkombëtar prej 11 vitesh, prangoset në Portin e Vlorës (EMRI)

Vlora

Ishte në kërkim ndërkombëtar prej 11 vitesh, prangoset në Portin e Vlorës (EMRI)

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 11:37
Ilustrim

I shpallur në kërkim ndërkombëtar vihet në pranga në Portin e Vlorës, nga ana e Policisë Kufitare, një 43-vjeçar.

U arrestua Eriton Panajoti, 43 vjeç, banues në Vlorë, person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i cili për t’i shpëtuar kapjes së policisë ka ndryshuar disa herë gjeneralitetet.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Romës, me vendimin e datës 22.09.2009, e ka dënuar këtë shtetas me rreth 11 vite burg për veprat penale "Rrëmbim personi", "Përdhunim", "Grabitje" dhe "Vjedhje", të parashikuara nga Kodi Penal Italian. (Këtij shtetasi i kanë mbetur për të vuajtur 7 vite e 8 muaj e 20 ditë burg)”, -tha policia.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijojnë veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt shtetit italian.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat