Detaje të reja/ Operacioni antidrogë në Vlorë pjesë e aksionit ndërkombëtar kundër kokainës

Vlora

Detaje të reja/ Operacioni antidrogë në Vlorë pjesë e aksionit ndërkombëtar kundër kokainës

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 08:29
Ilustrim

Operacioni antidrogë i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë ishte pjesë e një aksioni ndërkombëtar kundër kokainës.

U zhvillua njëkohësisht në Gjermani Itali,  Belgjikë,Spanjë dhe Dubai thonë burimet e Anila Hoxhës, janë dhënë 20 urdhër arreste. Rrjeti ka sjellë kokainë në Evropë kryesisht në Belgjikë dhe Holandë nga Ekuadori. Pjesëtar i rrjetit dhe me rol kryesor dyshohet sipas burimeve të Anila Hoxha edhe Dritan Rexhepi i burgosur në Ekuador.

Burimet shtojnë se rolin më aktiv nga nga pesë të arrestuarit në Shqipëri e ka pasur J.ll. , i  cili koordinonte veprimet për ngarkesat që hynin ne Evropë. Mbrëmjen e djeshme janë arrestuar 5 persona dhe 2 të tjerë janë akoma në kërkim gjatë një operacioni policor në Vlorë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat