Vlora, plazh edhe në fund të shtatorit por operatorët të zhgënjyer: Mos ardhtë më si ky sezon!

Vlora

Vlora, plazh edhe në fund të shtatorit por operatorët të zhgënjyer: Mos ardhtë më si ky sezon!

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 17:00
Foto ilustrim

Sezonit turistik në qytetin bregdetar të Vlorës po i vjen fundi. Për pushuesit vendas të cilët kanë zgjedhur të bëjnë pushimet në shtator është qetësia, moti i mirë dhe çmimet e lira.

Por nuk ngurojnë të shprehin edhe pakënaqësitë e tyre lidhur me mirëmbajtjen e bregdetit.

Për të huajt, Vlora mbetet një mrekulli. Nuk kanë pritur që të gjenin të tilla kushte në qytetin bregdetar.

Operatorët turistik të qytetit kanë konsideratat e tyre për këtë sezon turistik teksa e cilësojnë atë si më të dobëtin e viteve të fundit.

“Këtë sezon e mbyllëm si mos e mbyllshin asnjë sezon tjetër”.

Nga të dhënat e marra nga opertatorët turistikë të Vlorës fundjava e parafundit e shtatorit solli në qytet afërsisht 15% më pak pushues se një javë më parë, teksa raportohen të pronotura vetëm vetëm 25% e dhomave të njësive hoteliere të qytetit të Vlorës ku mbizotërojnë pushuesit vendas.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat