Çfarë po ndodh? Policia operacion blic në Vlorë

Vlora

Çfarë po ndodh? Policia operacion blic në Vlorë

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 22:36
Foto ilustrim

Policia e Vlorës aktualisht po kryen kontrolle të befasishme në disa lagje të qytetit bregdetar.

Burime për mediet bëjnë me dije se shënjestër janë personat e shpallur në kërkim, ndaj janë ngritur disa postblloqe në pikat kyçe.

Gjithashtu efektivët po kryejnë kontrolle të imtësishme në automjetet luksoze, me shpresën se do të "peshkojnë" persona që kanë probleme me ligjin.

Kujtojmë që ditën e sotme forcat Shqiponja të Elbasanit, ato FNSH dhe RENEA, kanë kryer një operacion të rrezikshëm i cili përfundoi me ekzekutimin e 71-vjeçarit Lefter Zhidru.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat