Furtunë në policinë e Vlorës, pezullohen 22 punonjës. Ka edhe shefa të lartë

Vlora

Furtunë në policinë e Vlorës, pezullohen 22 punonjës. Ka edhe shefa të lartë

Më: 3 tetor 2020 Në ora: 20:21
Foto

Mbikëqyrja jo e rregullt e zonave me risk të lart për kultivimin e kanabis satives vë në lëvizje komisariatin e Vlorës ku ka patur furtunë në policinë e shtetit.

Bëhet fjalë për 22 pezullime nga detyra të punonjësve të komisariateve respektive Vlorë, Selenicë dhe Himarë.

Në radhët e tyre nga burimet bëhet me dije se ka edhe shefa të lart. Urdhëri ka mbërritur nga drejtoria e Përgjithshme në Tiranë teksa sërish burimet nga blutë e Vlorës shprehen se kontrollet për parregullsi do të vijojnë teksa gjashtë prej tyre mendohet të jenë shkarkuar përfundimisht nga detyra.

Burimet bëjnë me dije gjithashtu se mund të ketë madje shkarkime të përhershme nga detyra të këtyre personave apo edhe të tjerëve që identifikohen me shkelje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat