Edhe “Ballkoni i Vlorës” e ndjeu këtë vit mungesën e turistëve

Vlora

Edhe “Ballkoni i Vlorës” e ndjeu këtë vit mungesën e turistëve

Më: 10 tetor 2020 Në ora: 17:34
Vlorë

Kanina e njohur ndryshe edhe si “Ballkon i Vlorës” çdo vit terheq vemendjen e mijera vizitoreve per pamjen e mrekullueshme, ajrin e pastër si dhe ushqimet bio të zonës.

Por këtë verë që shkoi, ka patur nje renie drastike te vizitoreve vendas dhe te huaj.

Per shkak te situates pandemike, numri i atyre që e vizituan kete atraksion eshte ulur deri ne afro 60 % krahasuar me nje vit me pare, duke ndikuar keshtu ndjeshëm edhe tek ekonomitë e familjeve të zonës, të cilët gjatë sezonit veror siguronin të ardhura te larta.

Turistet qe mund te hasesh momentalisht ne Kanine jane shume ta pakte, si ky çift nga Belgjika, të cilët kanë qënë prej disa ditësh me pushime në Himarë, por sapo dëgjuan për Kaninën vendosën ta vizitonin për shkak të historisë që ajo mbart.

“Më pëlqen pamja që ka, është vend shumë i bukur.”

“Në Kaninë është hera e parë ndërsa në Shqipëri e dyta. Ne qëndrojmë në Himarë por erdhëm për të parë këtë vend. Më pëlqejnë kalatë e vjetra, më pëlqen pamja këtu.”

Në Kaninë po kalon tashmë edhe vepra më e madhe infrastrukturore e qytetit, by pass-i, i Vlorës i cili ne perfundim  pritet qe ti japë zones nje zhvillim te madh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat