Vlorë, pako e dyshimtë pranë pallatit të kulturës

Vlora

Vlorë, pako e dyshimtë pranë pallatit të kulturës

Më: 13 tetor 2020 Në ora: 20:19
Ilustrim

Një pako e dyshimtë pranë pallatit të kulturës në Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet për lëndë eksplozivi.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka vendosur perimetrin e sigurisë.

“Më datë 13.10.2020, rreth orës 18:42, në lagjen Pavarsia, Vlorë, në brendësi të një lulishteje është konstatuar një pako e dyshimtë. Grupi hetimor me ekspertët përkatës po kryejnë veprimet e mëtejshme për zbulimin dhe përcaktimin e përbërjes së saj.” – njofton policia.

Priten forcat xheniere për të bërë vlerësimin nëse bëhet fjalë ose jo për lëndë eksplozive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat