Një pako e zezë, ja ku dyshohet se është vendosur tritoli në Vlorë, policia jep detaje, bllokohen të gjitha lëvizjet

Vlora

Një pako e zezë, ja ku dyshohet se është vendosur tritoli në Vlorë, policia jep detaje, bllokohen të gjitha lëvizjet

Më: 13 tetor 2020 Në ora: 21:36
Pamje nga video

Policia jep detaje për pakon e dyshimtë që alarmoi Vlorën këtë mbrëmje.

Policia thekson se pakoja është vendosur në një lulishte, ndërsa priten forcat xheniere për të çaktivizuar lëndën plasëse.

Nga ana tjetër, gazetari Enrik Mehmeti sjell në redaksinë e “BalkanWeb” pamje nga vendngjarja, ku shihet një makinë, së cilës dyshohet se i është vendosur tritoli, si dhe një furgon që ndodhet pranë saj.

Gjithashtu, gazetari raporton se policia ka bllokuar të gjitha lëvizjet pranë zonës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat