Të shtëna me armë në Vlorë, shpëton 27-vjeçari! Bën kallëzim në polici

Vlora

Të shtëna me armë në Vlorë, shpëton 27-vjeçari! Bën kallëzim në polici

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 22:59
Foto ilustrim

Vlorë- Një 27 vjeçar, banues në Vlorë  ka bërë një kallëzim se në lagjen Partizani, Vlorë, një person ende i pa identifikuar, që qarkullonte me një automjet dyshohet se ka qëlluar me pistoletë  në drejtim të tij por  pa i shkaktuar dëmtime atij dhe as kalimtarëve të rastit .

Njoftimi i policisë:

Në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka ardhur një telefonatë nga shtetasi M.F, 27 vjeç, banues në Vlorë  i cili ka kallzuar se në lagjen Partizani, Vlorë, një person ende i pa identifikuar, që qarkullonte me një automjet dyshohet se ka qëlluar me pistoletë  në drejtim të tij por  pa i shkaktuar demtime atij dhe as kalimtarëve të rasit .

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Janë ngritur pika kontrolli, po kqyren kamerat  dhe vijon krehja e zonës.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat