Masakra e Vlorës/ Policia angleze: Ky shqiptar i rrezikshëm gjendet në Londër

Vlora

Masakra e Vlorës/ Policia angleze: Ky shqiptar i rrezikshëm gjendet në Londër

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 09:41
Arianit Kondi

Policia angleze po bën thirrje për informacion mbi një person që kërkohet për një vrasje në Shqipëri.

Sipas mediave në Britaninë e Madhe, i kërkuari është Arianit Kondi, i njohur gjithashtu si Arianit Kondaj, 41 vjeç, i akuzuar për vrasjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve, në 20 prill 2017 pas një grindjeje në një lokal në Vlorë.

Një njoftim i kuq është shpërndarë nga Interpol dhe një urdhër është lëshuar për arrestimin e Kondit nga Gjykata e Magjistraturës në Westminster.

Oficerët besojnë se Kondi mund të jetë në Londër dhe ai ka lidhje me zonat Battersea, South Kensington dhe Croydon. Kushdo që e njeh atë ose di se ku është vendndodhja e tij kërkohet të kontaktojë policinë. Publiku këshillohet që të mos i afrohet Kondit nëse ai shihet, por të kontaktojë menjëherë policinë.

Ngjarja e njohur edhe si Masakra e Vlorës ndodhi mesnatën e 20 prillit 2017 në një lokal tallava tek “Uji i Ftohë” në Vlorë. Një konflikt mes dy grupeve përfundoi në të shtëna me armë. Eljaso Çela, Gani Tozaj dhe 37-vjeçari Aranit Kondi, u konfliktuan me Ergys Gjinoveshajn.

Në konflikt e sipër të rinjtë kanë nxjerrë armët dhe pasi kanë qëlluar njëri-tjetrin, ka mbetur i vrarë 33-vjeçari Gjinoveshaj. Nga të shtënat me armë u plagosën edhe Florian Hila, muzikant në lokalin konflikti, Arselon Llanaj, klient dhe Arta Luka klient në lokal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat