Në Vlorë, Ministria e Shëndetësisë raportoi ditën e sotme 12 raste të reja me COVID-19.
Burime për Abcnews.al bëjnë me dije se mes personave të infektuar është një mësuese, një edukatore e kopshtit nr.1 në Vlorë dhe një sanitare e këtij kopshti.
Gjithashtu mësohet se një shofer ambulance dhe një punonjës i OSHEE në Vlorë është infektuar me koronavirus.
Nga të konfirmuarit pozitiv për COVID-19, rezultojnë të prekur një farmaciste dhe një punonjëse e një klinike private.