Vlorë/ Piu fotoksinë, 49-vjeçarja në gjendje të rëndë shëndetësore

Vlora

Vlorë/ Piu fotoksinë, 49-vjeçarja në gjendje të rëndë shëndetësore

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 15:58
Ilustrim

Një grua dyshohet se ka tentuar të vetëhelmohet në Vlorë.

Mësohet se ditën e sotme, rreth orës 15:00, në spitalin rajonal Vlorë ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasja H. Xh., 49 vjeçe, e cila mendohet se ka konsumuar fotoksinë.

Shtetasja H. Xh. aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat