Porti i peshkimit pa kushte/ Vlorë, nuk ka thellësi baseni i varkave

Vlora

Porti i peshkimit pa kushte/ Vlorë, nuk ka thellësi baseni i varkave

Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 12:32
Foto ilustrim

Porti i peshkarexhave në Vlorë, ose Tri Porti siç njihet ndryshe, nuk ngjason me me një port peshkimi.

Në port mungon tërësisht infrastruktura, duke nisur që nga uji dhe dritat e deri tek pamundësia e mjeteve të peshkimit për të dalë dhe për t’u futur në port, për shkak të thellësisë së pamjaftueshme të basenit si dhe për shkak të disa anijeve të mbytura që janë lënë atje,

Peshkatarët shprehen se remontin e anijeve e kryejnë në kushte jo normale, pasi mungon kantieri.

Ky port, i cili i ka fillimet që nga vitet 80, nuk ka njohur ndonjë  investim, veçse disa ndërhyje të vogla. Ai sot siç duket dhe nga pamjet është kthyer në vend mbeturinash, por dhe vendbllokimi i makinave të sekuestruara dhe puna e peshkatarëve vështirësohet edhe më shumë. Në portin e peshkimit ose Tri Portin operojnë 80 peshkarexha të madhësive të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat