Rama akuza Metës nga Vlora: Po bllokon projektet infrastrukturore

Vlora

Rama akuza Metës nga Vlora: Po bllokon projektet infrastrukturore

Më: 4 janar 2021 Në ora: 13:35
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës që po kryen në Vlorë, ka ngritur shqetësimin se presidenti Ilir Meta ka bllokuar një pjesë të investimeve të projektit të ri të infrastrukturës turistike që do të lidhë Ujin e Ftohtë me Radhimën e Orikumin, me rrugën ekzistuese të cilës do t’i shtohet edhe korsia e biçikletave, bashkë elementë të rinj të mobilimit urban.

Sipas shefit të qeverisë, qysh nga fillimi i nëntorit që presim protfuqinë për një autorizim formal nga presidenti pasi kemi bërë gjithë negociatën me fondin Saudit.

Rama shtoi se pa aprovimin e Metës, projekti nuk mund të realizohet.

Edi Rama: “Nuk kemi dashur të bëjmë debat publik të politizuar për këtë por është fakt që qysh nga fillimi i nëntorit që presim protfuqinë për një autorizim formal nga presidenti pasi kemi bërë gjithë negociatën me fondin Saudit dhe faktikisht është bllokim total sepse në momentin që nuk i jepet plotfuqia ne nuk e realizojmë dot.

Është një fond i konsiderueshëm për të zhvilluar projektin në dy drejtime. E para gjithë rehabilitimin dhe sistemimin e kësja rruge që është deri poshtë në Rradhimë dhe pastaj në Orikum plus rrugën tjetër sepse pjesën e Rradhimës e kemi premtuar me kohë sepse do ta bëjmë duke futur elementë të lungomares”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat