Të sëmurë dhe në shi, dhjetëra qytetarë pritën në radhë jashtë poliklinikës në Vlorë

Vlora

Të sëmurë dhe në shi, dhjetëra qytetarë pritën në radhë jashtë poliklinikës në Vlorë

Më: 7 janar 2021 Në ora: 19:09
Vlorë

Këta të sëmurë janë detyruar të presin në radhë për orë të tëra këtë të enjte, 7 janar, para poliklinës së Vlorës, pavarësisht reshjeve të shiut.

Pritja e gjatë para dyerve i ka revoltuar.

“Që në 7:30 këtu në shi.”

“Në radhë aty në shi.”

“Skandal!”

Ata kanë qenë dëshmitarë të disa rasteve ku nga pritja e gjatë të moshuarve u ka rënë të fikët.

“U ra të fikët ca plakave.”

“Skandaloze, një plake këtu i ra të fikët dhe iku, ata nuk e hapin.”

Të tjerë që vijnë nga zonat e thella thonë se janë të detyruar të presin edhe në kushte të vështira pasi nuk kanë mundësi që të udhëtojnë disa herë për të marrë shërbimet.

“Do të rri, nuk kam ku vete. Unë jam nga fshati, me taksi në dispozicion.”

Menjëherë pasi Ora News ka marrë sinjale nga qytetarët që presin shkoi pranë poliklinikës por sapo media është paraqitur aty personeli ka nxituar të futë në ambientet e brendshme pacientët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat