Moti i keq, trageti 160 pasagjerë nuk ankorohet dot në portin e Vlorës, në det të hapur deri në orën 16:00

Vlora

Moti i keq, trageti 160 pasagjerë nuk ankorohet dot në portin e Vlorës, në det të hapur deri në orën 16:00

Më: 31 janar 2021 Në ora: 10:44
Brenda tragetit ndodhen 160 pasagjerë të cilët duhet të kishin zbarkuar tashmë në tokë.

Për shkak të erës së fortë bregdetare trageti i linjës Vlorë-Brindisi i cili sot po kthehej nga Italia nuk ka mundur dot të ankorohet në portin e Vlorës.

Brenda tragetit ndodhen 160 pasagjerë të cilët duhet të kishin zbarkuar tashmë në tokë.

Trageti ka provuar të ankorohet, por pamundur ka dal sërish në  det të hapur në pritje të qetësimit të kohës dhe forcës së erës.

Njoftimet më të fundit nga kapiteneria e Vlorës bëjnë me dije se trageti do të qëndroj në det të hapur me 160 pasagjerë në brendësi të tij deri në orën 16:00 të drekës

Ndërkohë kapiteneria e Vlorës si rrjedhojë e erës së fortë jep edhe njoftimin për anulimin e lundrimit të mjeteve lundruese të vogla dhe mjeteve të peshkimit

Ndërkohë, edhe anijet pasagjere të transportit ndërkombëtar detar nuk janë pezulluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat