30 vjeçari i paidentifikuar gjendet i mbytur në breg të detit

Vlora

30 vjeçari i paidentifikuar gjendet i mbytur në breg të detit

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 12:45
Vlorë

Një 30 vjeçar është gjetur i pajetë paraditen e sotme (8 shkurt 2021) në Vlorë.

Trupi i pajetë është gjetur në  breg të detit në afërsi të Petroliferës.

‘Më datë 08.02.2021, në orën 11:15, në afërsi të Petroliferës, Vlorë, është gjetur i pajetë në breg të detit, dyshohet i mbytur, një shtetas i seksit mashkull, ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç” njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat