Grushta e shkelma në një lokal në Vlorë, një i plagosur

Vlora

Grushta e shkelma në një lokal në Vlorë, një i plagosur

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 14:04
Vlorë

Një person mbeti i plagosur pas një konflikti fizik të çastit mes tre personave në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në pranë zonës së Aleksandrisë.

Dyshohet se tre persona janë zënë në një prej lokaleve të zonës.

I plagosuri po merr mjekim në spitalin e Vlorës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ai pritet të merret në pyetje nga policia për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat