Vlorë/ Mungesa e emigrantëve në votime, rënie e votuesve në nivel qarku

Vlora

Vlorë/ Mungesa e emigrantëve në votime, rënie e votuesve në nivel qarku

Më: 25 prill 2021 Në ora: 22:46
Foto ilustrim

Në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017 qarku i Vlorës numëron më pak votues në këto zgjedhje.

Në vitin 2017 qarku i Vlorës numëronte 110.760 votues ose 35.9%, ndërsa në vitin 2021 numërohen 105.965 votues ose 33.3%.

Në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017 bashkia e Vlorës numëron më tepër votues, saktësisht në vitin 2017 numëroheshin 59.510 votues ndërsa në vitin 2021 numërohen 61.054 votues.

Rënia në numrin e votuesve në nivel qarku me 4808 vota rezulton të jetë krijuar kryesisht në bashkitë Finiq me 2138 votues më pak, në bashkinë Himarë me 1647 votues më pak. Por edhe bashki të tjera, si Selenica, Delvina e Konispoli.
Kjo pasi nuk kanë ardhur emigrantët që jetojnë jashtë, të cilët në vitin 2017 kanë qenë pjesë e procesit zgjedhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat