Tensione në një qendër numërimi në Vlorë, 1 votë nxit përplasje mes vëzhguesve të PS e PD

Vlora

Tensione në një qendër numërimi në Vlorë, 1 votë nxit përplasje mes vëzhguesve të PS e PD

Më: 26 prill 2021 Në ora: 19:13
Foto ilustrim

Është tensionuar situata në një qendër numërimi të vendosur në Pallatin e Sportit në Vlorë.

Raportohet se ka pasur përplasje mes numëruesve dhe vëzhguesve të vendosur në këtë qendër.

Vëzhguesit e PS dhe PD janë konfrontuar me njëri-tjetrin, ku shkak ka qenë verifikimi i një vote të vetme.

Palët kanë pasur pretendime të ndryshme lidhur me fletën e votimit, çka nxiti përplasje verbale mes tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat