U gjet pa shenja jete në makinë, 45 vjeçari, vëllai i gjyqtarit të shkarkuar nga vettingu

Vlora

U gjet pa shenja jete në makinë, 45 vjeçari, vëllai i gjyqtarit të shkarkuar nga vettingu

Më: 29 maj 2021 Në ora: 17:06
Foto ilustrim

Paraditen e sotme në Vlorë, një 45 vjeçar i gjetur i vdekur në rrethana ende të paqarta plotësisht, është vëllai i ish-gjyqtarit.

Eltion Lazaj, 45 vjeç u gjet pa jetë brenda makinës së tij nga familjarët, të cilët kishin humbur kontaktet prej dy ditësh.

“Sot, rreth orës 10:50, në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë, është gjetur në mjetin e tij nga familjarët pa shenja jete shtetasi E. L., 45 vjeç, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, ka njoftuar policia.

Mësohet se viktima është vëllai ish-gjyqtarit Artan Laze, i shkarkuar nga vettingu më 11 gusht të vitit 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat