U kapën në flagrancë me naftë pa dokumentacion përkatës, pranga 2 personave në Vlorë

Vlora

U kapën në flagrancë me naftë pa dokumentacion përkatës, pranga 2 personave në Vlorë

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Një 51-vjeçar dhe një 33-vjeçar janë vënë nën prangat e policisë së Vlorës.

Shtetasit E.S., dhe E.Sh., janë kapur në flagrancë duke shkarkuar një sasi të konsiderueshme naftë, pa dokumentacion përkatës të origjinës së mallit, në një pikë karburanti të Vlorës.

Sipas hetimeve të bëra nga policia dyshohet se këtë sasi karburanti shtetasi E.SH., e ka siguruar duke shpërdoruar detyrën, gjatë kohës që ka qenë i punësuar pranë kantierit të naftës në fshatin Sherishtë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare kanë arrestuar në flagrancë shtetasit E. S., 51 vjeç, banues në Vlorë dhe E. SH., 33 vjeç, banues në Fier. Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në një pikë karburanti në Vlorë, duke shkarkuar një sasi të konsiderueshme nafte, pa dokumentacionin përkatës të origjinës së mallit. Këtë sasi karburanti dyshohet se shtetasi E. SH. e ka siguruar duke shpërdoruar detyrën gjatë kohës që ka qenë i punësuar pranë kantierit të naftës në fshatin Sherishtë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat