Dhunuan 44-vjeçarin në Orikum, në pranga tre të rinjtë

Vlora

Dhunuan 44-vjeçarin në Orikum, në pranga tre të rinjtë

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 12:04
Foto ilustrim

Denaldo  Harizaj, Dejvi Imeraj dhe Klodjan Paraj janë arrestuar nga Policia e Vlorës.

Tre të rinjtë akuzohen se kanë dhunuar me sende të forta një 44-vjeçar në datën 6 Gusht.

Sipas autoriteteve këta persona në bashkëpunim me njeri-tjetrin, gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me grushta dhe me sende të forta, 44-vjeçarin nga Orikumi, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Tre të arrestuarit që janë të moshave, 22, 23 dhe 24 vjeç akuzohen për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat