Bie nga anija turistike, vdes 25-vjeçarja në Vlorë

Vlora

Bie nga anija turistike, vdes 25-vjeçarja në Vlorë

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 17:49
Foto ilustrim

Vlorë – Një vajzë 25-vjeçare ka gjetur vdekjen në ujërat e brigjeve të Vlorës. Mësohet se e reja po udhëtonte në një anije turistike që përdoret për shëtitje në det të hapur, teksa është rrëzuar dhe ka rënë në ujë. Për pasojë e reja ka humbur jetën.

Mësohet se policia ka arrestuar A. G., 47 vjeç, banues në Vlorë i cili ishte i punësuar në anijen turistike dhe akuzohet për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Ndërkohë mësohet se e reja nuk është identifikuar ende.

Njoftimi i policisë:

Vlorë – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” të shtetasit A. G., 47 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, mengjesin e sotëm, nga anija turistike ku ishte i punësuar, dyshohet se është rrëzuar një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 25 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës. Vijon puna për identifikimin e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshem

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat