Shtëpia në Vlorë përfshihet nga flakët

Vlora

Shtëpia në Vlorë përfshihet nga flakët

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 19:17
Foto ilustrim

Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen “Partizani”, në Vlorë.

Fatmirësisht flakët që përfshinë banesën e 59-vjeçares nuk kanë lënduar persona, por kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Sot, rreth orës 18:20, në lagjen “Partizani”, Vlorë, është përfshirë nga flakët banesa e shtetases D. M, 59 vjeçe, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, njofton policia e Vlorës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat